Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona


Gazeta Express
22 Korrik 2019 17:01

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të lënduar, shkruan Gazeta Express

Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Është raportuar për një aksident trafiku, në kilometrin e 56’të afër Malishevës diku, janë të përfshira tri automjete dhe një rimorkio. Janë raportuar të lënduar tre persona. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradave është në vendin e ngjarjes duke i kry procedurat e tjera si dhe për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha./GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart