Aksident trafiku mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet edhe një këmbësor - Gazeta Express
string(72) "aksident-trafiku-mes-dy-veturave-ne-prishtine-lendohet-edhe-nje-kembesor"

Aksident trafiku mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet edhe një këmbësor

Gazeta Express

30/07/2021 13:13

Një këmbësor ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku ku ishin të përfshira edhe dy vetura, raporton Gazeta Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se këmëbësorja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor,

Lexo Edhe:

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Agim Ramadani ” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Borovci.