Aksident tek Shkëmbi i Kavajës, makina shtyp për vdekje kalimtarin - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

20/10/2019 19:12

Aksident tek Shkëmbi i Kavajës, makina shtyp për vdekje kalimtarin

Ballina

Gazeta Express

20/10/2019 19:12

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të rrugës që të çon në plazhin e Golemit në Durrës.

Një makina ka përplasur për vdekje një kalimtar në rrethana ende të paqarta. Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore afër Shkëmbit të Kavajës dhe sipas të dhënave paraprake mendohet se kalimtari i ka prerë rrugën makinës e për pasojë është përplasur për vdekje.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat./Express