Aksident te Plepat në Durrës, plagosen tre persona
Shqiperi
Gazeta Express
26/03/2023 10:23
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te Plepat në Durrës.
Dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B, dhe shtetasi M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.