Aksident në Veternik, kamioni godet veturën - Gazeta Express

Aksident në Veternik, kamioni godet veturën

Gazeta Express

15/04/2019 19:51

Një aksident trafiku ka ndodhur në Veternik, afër Albi Mall në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Persona nga vendi i ngjarjes tregojnë se kamioni e ka goditur veturën, duke e hedhur atë disa metra larg.

Nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.

Ndryshe reshjet e shiut gjatë ditës e kanë vështirësuar qarkullimin e veturave në kryeqytet.  /Express/