Aksident në Tiranë, autobusi përplas një kalimtar


Gazeta Express
18 Nëntor 2019 10:54

Një tjetër aksident ndodhi paraditen e sotme në Tiranë.

Raportohet se në rrugën e Durrësit një autobus përplasi një kalimtar.

Ky i fundit mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 10:28 në rrugën e “Durrësit” autobusi me drejtues shtetasin LL. N ka përplasur këmbësorin H. ZH.,77 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori shtetasi H. ZH ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i autobusit shtetasi LL. N është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Te fundit


Kthehu lart