Aksident në Shkodër, përplasen dy mjete, e pëson një person me biçikletë


Gazeta Express
22 Korrik 2019 15:45

Mesditën e sotme një aksident ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, fshati Beltojë.

Sipas policisë mjeti motor tip Yamaha, drejtuar nga shtetasi M. S. 31 vjeç, banues në fshatin Mabë, Lezhë, është përplasur me mjetin tip Renault, që drejtohej nga shtetasi N. Gj. 27 vjeç, banues në fshatin Berdicë.

Si pasojë gjatë rrëzimit të motorit është aksidentuar shtetasin D. Gj. 32 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, i cili ishte duke udhëtuar me një biçikletë.

Policia njofton se drejtuesi i motorit u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së aksidentit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart