Aksident në Lluzhan të Podujevës, ka të lënduar


Gazeta Express
15 Prill 2019 13:45

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Podujevë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Lluzhan.

Në këtë aksident sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, shihet se janë përfshirë dy automjete.

Mediat lokale të Podujevës thonë se përveç dëmeve materiale, ka edhe persona të lënduar.

Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Te fundit


Kthehu lart