Aksident në Kuçovë, makina përplas 7- vjeçarin teksa po luante para banesës - Gazeta Express
string(73) "aksident-ne-kucove-makina-perplas-7-vjecarin-teksa-po-luante-para-baneses"

Gazeta Express

05/08/2020 8:32

Aksident në Kuçovë, makina përplas 7- vjeçarin teksa po luante para banesës

Gazeta Express

05/08/2020 8:32

në orët e vona të mbrëmjes një fëmijë 7 vjeç eshte perplasur nga nje makine në fshatin Kozare të Kuçovës.

Makina tip “Benz” me targa AA 562 RV, qe ishte duke ecur me shpejtësi në rrugën brenda fshatit ka goditur 7-vjeçarin me inicialet S.GJ.

Lexo Edhe:

Ky i fundit ishte duke luajtur në anë të rrugës, në afërsi të banesës së tij.

Sipas policise, autori është larguar nga vendngjarja.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë e cila ka marre te dhenat nga banoret e zones që kanë parë ngjarjen per automjetin qe ka shkaktuar aksidentin.

Policia pak minuta pas ngjarjes arrestoi 23-vjeçarin L.D. banues në Berat.

Mësohet se 23-vjeçari është person me precedente, pasi eshte gjobitur disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, 23-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit. Fëmija i aksidentuar është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit por për shkak të plagëve të marra dhe gjendjes së tij të rëndë, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.