Aksident në Klos, gjendet i plagosur drejtuesi i një motori, dërgohet në gjendje të rëndë në spital - Gazeta Express
string(97) "aksident-ne-klos-gjendet-i-plagosur-drejtuesi-i-nje-motori-dergohet-ne-gjendje-te-rende-ne-spital"

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2023 17:33

Aksident në Klos, gjendet i plagosur drejtuesi i një motori, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2023 17:33

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Klosit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ish-pazari i vjetër” ku drejtuesi i një motoçiklete është gjetur në rrugë i gjakosur.

Lexo Edhe:

Ishin kalimtarët e rastit të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke telefonuar shërbimin e emergjencës.

Burime pranë qendrës shëndetësore Klos thanë se i plagosuri është gjetur në gjendje të rëndë pasi ka pësuar frakturë në pjesën e pasme të kokës. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore Klos është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Paraprakisht nuk dihet nëse personi është aksidentuar vetë me motorin e tij apo është goditur nga ndonjë automjet që më pas mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

/Gazeta Express