Aksident në fshatin Moravë, Berat, dërgohen në spital dy shoferët - Gazeta Express
string(63) "aksident-ne-fshatin-morave-berat-dergohen-ne-spital-dy-shoferet"

Shqiperi

Gazeta Express

15/04/2021 16:45

Aksident në fshatin Moravë, Berat, dërgohen në spital dy shoferët

Shqiperi

Gazeta Express

15/04/2021 16:45

Një aksident i fuqishëm ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ndodhi në fshatin Moravë. Dy mjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetër dhe si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Ka qenë mjeti tip ‘Benz’, me targa AA 594 UD, që duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ka humbur kontrollin dhe i ka shkuar ballë për ballë mjetit tip Wolswagen, me targa AA 482 UV, i cili pas përplasjes është rrotulluar në sensin e kundërt të lëvizjes.

Lexo Edhe:

Dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia rrugore, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.