Aksident në Fier, përplaset për vdekje kalimtari - Gazeta Express
string(47) "aksident-ne-fier-perplaset-per-vdekje-kalimtari"

Gazeta Express

09/08/2020 23:14

Aksident në Fier, përplaset për vdekje kalimtari

Gazeta Express

09/08/2020 23:14

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në by pass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Baltës.

Viktima mësohet se është i seksit mashkull, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Lexo Edhe:

Dyshohet se fillimisht kalimtari është shtypur nga një automjet e më pas është përplasur nga një tjetër makinë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Po punohet për identifikimin e viktimqs dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ora