Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në Elbasan ku drejtuesi i një maunie është lënduar lehtë. Automjeti me të cilin po transportonte tulla përfundoi mbi rrethrrotullimin e Bradasheshit në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë.
Fatmirësisht nga aksidenti kanë shpëtuar për mrekulli disa banorë të zonës, mes tyre edhe fëmijë. Trafiku u bllokua për disa minuta në këtë aks, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...