Aksident në Elbasan, i moshuari dërgohet në spital - Gazeta Express
string(49) "aksident-ne-elbasan-i-moshuari-dergohet-ne-spital"

Aksident në Elbasan, i moshuari dërgohet në spital

Gazeta Express

26/01/2020 19:31

Mbrëmjen e sotme një aksident është regjistruar në Unazën e qytetit të Elbasanit.

Policia bën me dije se shtetasi D.M., 50 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. H., 80 vjeç,  banues në Elbasan.

Lexo Edhe:

I moshuari është transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në Unazën e qytetit të Elbasanit,  shtetasi D.M., 50 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. H., 80 vjeç,  banues në Elbasan, i cili u transportu në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.