Aksident në Drenas mes veturës dhe motoçikletës, raportohet për të lënduar


Gazeta Express
18 Tetor 2019 19:27

Në qytetin e Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një përson.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Baki Kelani nga Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Qikatov, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamionetë”, ka konfirmuar Kelani.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar vozitësi i motoçikletës i cili është dërguar në QKUK.

“Vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Te fundit


Kthehu lart