Aksident në Bulqizë, drejtuesi i motorit dërgohet me urgjencë në Tiranë - Gazeta Express
string(70) "aksident-ne-bulqize-drejtuesi-i-motorit-dergohet-me-urgjence-ne-tirane"

Aksident në Bulqizë, drejtuesi i motorit dërgohet me urgjencë në Tiranë

Gazeta Express

25/05/2020 17:36

Pasditen e sotme një aksident i rëndë u shënua në Bulqizë.

Raportohet se një 30- vjeçar i cili po udhëtonte me motor është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Lexo Edhe:

30 vjeçari me inicialet B.Ll, ka fluturuar në ajër e më pas është përplasur me asfaltin.

Ai u dërgua menjëherë nga kalmitarë të rastit në spitalin e Bulqizës ku mori ndihmën e shpejtë, më pas u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.