Aksident në aksin Tamarë-Koplik, furgoni humbet kontrollin dhe del anash rrugës, lëndohen 4 pasagjerët - Gazeta Express
string(100) "aksident-ne-aksin-tamare-koplik-furgoni-humbet-kontrollin-dhe-del-anash-rruges-lendohen-4-pasagjeret"

Aksident në aksin Tamarë-Koplik, furgoni humbet kontrollin dhe del anash rrugës, lëndohen 4 pasagjerët

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2022 22:08

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tamarë-Koplik ku një furgon ka humbur kontrollin dhe ka dalë anash rrugës, duke lënë të plagosur lehtë pasagjerët.

Grupi hetimor po merret me zbardhjen  e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tamarë-Koplik  mjeti tip Benz, furgon, me drejtues shtetasin M. K. 51 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë furgoni është batuar në një anë në rrugë.

Si pasojë janë lënduar lehtë pasagjerët, shtetasit Z. G. 80 vjec, Gj. P. 64 vjec , Xh. Rr. 23 vjec, D. V. 32 vjec, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe më pas janë larguar në banesa.

Grupi hetimor vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Gazeta Express