Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën drejtuesi i motorit - Gazeta Express
string(67) "aksident-me-vdekje-ne-levan-tepelene-humb-jeten-drejtuesi-i-motorit"

Gazeta Express

30/05/2020 15:38

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën drejtuesi i motorit

Gazeta Express

30/05/2020 15:38

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në vendin e quajtur Kafaraj, nè aksin rrugor Levan -Tepelenë.

Një makinë ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë humbi jetën drejtuesi i motoçikletës.

Lexo Edhe:

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.Dh dhe po kryhen veprimet proceduriale.

aksident-levan-tepelene

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me motocikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës shtetasi A.H.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.Dh dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.