Aksident me vdekje në Klos, humb jetën 33- vjeçari


Gazeta Express
25 Gusht 2019 17:47

Pasditen e sotme një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Klos-Dars. Një automjet i cili drejtohej nga B.K. ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën pasagjeri  Q.V, rreth 33 vjeç banues në fshatin Xibër.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat për veprime të mëtejshme, 

ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet  për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Te fundit


Kthehu lart