Aksident i rëndë pranë një pike karburanti në Divjakë


load
Gazeta Express
19 Gusht 2019 21:51

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Divjakë-Babunjë, pranë vendi të quajtur ‘Klubi Shoferit’.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në një pikë karburanti në hyrjen lindore të fshatit Babunjë.

Policia ndodhet në vëndngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit midis dy mjeteve.

Siç shikohet edhe nga fotot mjetet janë përplasur me pompat e karburantit.

Fatmiresisht nga ky aksident nuk ka të lënduar, ndërsa nuk ka shpërthyer karburanti.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart