Aksident i rëndë, një person ka humbur jetën


load
Gazeta Express
11 Gusht 2019 11:28

Një person ka humbur jetën, ndërsa pesë janë lënduar mëngjesin e sotëm, në një aksident të rëndë trafiku afër fshatit Kamen Doll të Rosomanit, deklaruan dëshmitarë okularë për MIA-n.

Sipas MBP-së, në aksident janë përfshirë një automjet “Golf”, me targa të Manastirit dhe një xhip “Mercedes”, me targa të Velesit.

Në polici është denoncuar aksidenti në ora 9:50 minuta. Ekipi i ekspertizës së MPB-së ka qenë në vendin e ngjarjes.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart