Aksident i rëndë në Vushtrri, lëndohen 6 persona


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 9:55

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur si shkak i goditjes së një veture me një furgon.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një kombi. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona K-Shqiptarë dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor ne Spitalin e Mitrovicës”, thotë Policia e Kosovës.

Totali i aksidenteve që kanë ndodhur në 24-orëshin e fundit, sipas policisë është 42, ku 10 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 32 me dëme materiale.

Te fundit


Kthehu lart