Aksident i rëndë në Tiranë, një grua përfundon poshtë kamionit - Gazeta Express
string(61) "aksident-i-rende-ne-tirane-nje-grua-perfundon-poshte-kamionit"

Shqiperi

Gazeta Express

09/06/2023 12:20

Aksident i rëndë në Tiranë, një grua përfundon poshtë kamionit

Shqiperi

Gazeta Express

09/06/2023 12:20

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme te kthesa e Yzberishtit në kryeqytet. Një kamion ka përplasur një grua teksa kjo e fundit ka përfunduar poshtë rrotave.

Gruaja po tentonte të kalonte rrugën në momentin kur u hap semafori për mjetet lëvizëse teksa shoferi i kamionit nuk e ka parë.

Lexo Edhe:

Mësohet se gruaja është gjallë dhe ndodhet poshtë kamionit, teksa qytetarë të ndryshëm dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

/Gazeta Express