Aksident i rëndë në Prizren, tre persona të lënduar - Gazeta Express
string(51) "aksident-i-rende-ne-prizren-tre-persona-te-lenduar1"

Aksident i rëndë në Prizren, tre persona të lënduar

Gazeta Express

16/02/2020 19:19

Një vetëaksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes afër Abi Çarshia.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 17:44 minuta, policia është njoftuar për një vetaksident në komunikacion, në rrethin në Bozhdarhane, që lidh rrugën “Ukë Bytyqi” me rrethin. Një automjet i tipit Golf, duke mos iu përshtatë shpejtësisë së lëvizjes në atë rrugë, si pasojë ka goditur tri shtylla elektrike të cilat edhe i ka dëmtu dhe është rrokullisur. Si pasojë janë lënduar tre persona”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Njëri ndër të lënduarit është në gjendje të rëndë. /Express/