Tre persona janë lënduar sot në një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, shkruan Gazeta Express.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Ai tha në këtë aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një veturë.
Policia është duke hetuar shakatarët e aksidentit.
“Rreth orës 12:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Të përfshirë në aksident janë një kamion dhe një veturë, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, ka thënë ai për Express.