Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kombinat ku një makinë ka përplasur një këmbësor.
Mësohet se i aksidentuari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Është shoqëruar edhe drejtuesi i mjetit ndërsa pritet sqarimi i rrethanave të aksidentit.