Aksident i rëndë në hyrje të Tetovës - Gazeta Express
string(36) "aksident-i-rende-ne-hyrje-te-tetoves"

Aksident i rëndë në hyrje të Tetovës

Gazeta Express

16/01/2020 19:48

Para pak çastesh në rrugën e vjetër Tetovë – Zhelinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Sipas informatave të para një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur një veturë familjare. Për pasojë makina familjare ka shpërthyer në flakë ku ka lënë të plagosur rëndë të dy drejtuesit e automjeteve.

Lexo Edhe:

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në spitalin e Tetovës por për arsye të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen janë dërguar për një trajtim më të specializuar drejt klinikës së Shkupit./GazetaExpress/