Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur


Gazeta Express
25 Qershor 2019 9:36

Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë me tre persona të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit” ndërsa të plagosur kanë mbetur: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit të automjetit tip ‘BMV’ që drejtohej nga B.M 39-vjeç banues në Pukë.

Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Te fundit


Kthehu lart