Aksident i rëndë në afërsi të Gjilanit, dyshohet për një grua të vdekur


Gazeta Express
24 Gusht 2019 17:26

 Një grua dyshohet se ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në afërsi të fshatit Novosellë në magjistralen Gjilan Ferizaj.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka treguar se ka qenë një vetë aksident që ka ndodhur rreth orës 15 e 45.

“Sot rreth orës rreth orës 15:45 e kemi pranuar informatën për një vet-aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj pranë fshatit Novosellë. Dyshohet se vozitësja femër shqiptare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit” , ka thënë Hashani./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart