Aksident horror në Thumanë, vdes në vend këmbësori - Gazeta Express
string(49) "aksident-horror-ne-thumane-vdes-ne-vend-kembesori"

Shqiperi

Gazeta Express

18/01/2022 19:07

Aksident horror në Thumanë, vdes në vend këmbësori

Shqiperi

Gazeta Express

18/01/2022 19:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë, ku ka humbur jetën një këmbësor.

Lexo Edhe:

Rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë Krujë, një automjet ka goditur një shtetas këmbësor ende të pa identifikuar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, viktima është goditur nga disa mjete. Dyshohet se viktima mund të jetë roje e ndonjë objekti në afërsi të zonës.