Aksident gjatë punës, dy të rinj bien nga një lartësi e madhe


Gazeta Express
20 Gusht 2019 13:44

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:00 në SPB Shkup është denoncuar rasti se në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” janë pranuar B.S.(34) nga Sveti Nikolla dhe A.V.(31) nga Shkupi, që të dy të punësuar në një firmë në Shkup. Përderisa kanë qenë duke punuar ata kishin rënë nga një lartësi e madhe.

Te B.S. janë konstatuar lëndime më të rënda trupore, ndërsa A.V. është lënduar më lehtë.

Për rastin në fjalë është njoftuar edhe inspektoriati. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart