Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë plagosur.
Incidenti ndodhi në rrugën Librazhd- Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pishkash. Dy makina janë përplasur dhe për pasojë ka mbetur i vdekur 45 vjeçari Ardian Vreto. Viktima ishte ish punonjës policie në Librazhd si dhe vëllai i kreut të degës së PD-së në qytet.
Ndërkohë të lënduarit janë tre, një çift bashkëshortësh si dhe një tjetër grua. Të tre të lënduarit janë transportuar në spital./Express
Librazhd / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.