Aksident fatal në Vlorë: Makina merr zjarr pas përplasjes me një automjet tjetër, vdes nga flakët personi që ndodhej brenda - Gazeta Express
string(121) "aksident-fatal-ne-vlore-makina-merr-zjarr-pas-perplasjes-me-nje-automjet-tjeter-vdes-nga-flaket-personi-qe-ndodhej-brenda"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2026 8:26

Aksident fatal në Vlorë: Makina merr zjarr pas përplasjes me një automjet tjetër, vdes nga flakët personi që ndodhej brenda

Lajme

Gazeta Express

09/06/2026 8:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një veturë janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht.

Ndërkohë, në një automjet tjetër, të tipit BMW, një person ka mbetur i bllokuar brenda. Bëhet fjalë për F.K, 35 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.

Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të mjetit nga përplasja, trupi i viktimës ndodhet ende brenda automjetit.

Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për prerjen e llamarinave dhe nxjerrjen e trupit.

Situata paraqitet tepër e rëndë, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë në spital janë shoqëruar dhe tre te plagosur./Tch

Advertisement
Advertisement
Advertisement