Aksident edhe në Prizren, shkaktohen kolona


Gazeta Express
10 Tetor 2019 12:15

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në hyrje të Prizrenit.

Saktësisht veturat janë ndeshur në rrugën “Ukë Bytyçi” aksi rrugor Prizren-Suharekë.

Nuk dihet për të lënduar, por si pasojë e aksidentit është shkaktuar një kolonë e gjatë në këtë anë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart