Aksident afër fshatit Gllarevë, përfshihen disa vetura - Gazeta Express
string(53) "aksident-afer-fshatit-gllareve-perfshihen-disa-vetura"

Aksident afër fshatit Gllarevë, përfshihen disa vetura

Gazeta Express

15/08/2020 19:26

Një aksident trafiku ka ndodhur në pasditen e së shtunës, në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë.

Disa vetura janë përfshirë në një ndeshje zinxhir, afër fshatit Gllarevë, në komunën e Klinës.

Lexo Edhe:

Si rezultat i aksidentit disa vetura kanë pësuar dëme, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Një kolonë e gjatë automjetesh është shkaktuar pas aksidentit, tregojnë pamjet e dërguara në adresën elektronike të Gazetës Express.