AKR'ja do e votojë Qeverinë Hoti - Gazeta Express
string(31) "akrja-do-e-votoje-qeverine-hoti"

AKR’ja do e votojë Qeverinë Hoti

Gazeta Express

01/06/2020 19:51

Fatmir Matoshi nga Aleanca Kosova e Re deklaroi se do e votojnë Qeverinë Hoti. Matoshi tregoi se nga Lidhja Demokratike e Kosovës kërkojnë vetëm falënderim.

“Nuk kemi ndonjë qëndrim që të jemi brenda këtij koalicioni, AKR ashtu siç ka votu Qeverinë Kurti ashtu do e votojë edhe Qeverinë Hoti”, tha Matoshi.

Lexo Edhe:

“Padyshim se do e votojmë Qeverinë Hoti, nuk është vënë në dyshim asnjëherë që deputetët e AKR’së do e votojnë Qeverinë Hoti – do i japim mbështetjen e formimit të një qeverie të re ashtu siç kemi votuar edhe qeveritë e kaluara”, deklaroi Matoshi për Klan Kosovën.

“Vetëm një falënderim apo mirënjohje kërkojmë nga LDK’ja gjë që nuk e ka bërë Vetëvendosje – as edhe një telefonatë nuk e kemi marrë pas votimit”, shpjegoi ai.

Matoshi ka komentuar edhe takimin e sotëm në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të AKR’së Behgjet Pacolli.

“E natyrshme ne tash kemi lehtësim të masave dhe po arrijmë të takohemi me të tjerët, Pacolli është ish-president dhe ish-ministër i Jashtëm ndërsa Thaçi është president aktual dhe një takim i tillë është më se normal se besoj që ka pse komentohet nga të tjerët”, tha Matoshi.