Akil Gjakova do të dorëzohet tek Policia e Kosovës së shpejti.
“Gazeta Express” mëson se xhudisti kosovar është duke u kthyer në Kosovë për t’u paraqitur në Polici.
Siç dihet, 28-vjeçari u shpall në kërkim ditën e sotme nga Policia e Kosovës, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, duke kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët.
Xhudisti nga Peja është i ngarkuar me veprën penale “Dhunë në familje”. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Një burim i afërt tha për “Gazeta Express” se Akil Gjakova do të mbërrijë sonte në Kosovë dhe pastaj do të paraqitet menjëherë te organet kompetente.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...