Akil Gjakova, afër medaljes në Kinë - Gazeta Express
string(34) "akil-gjakova-afer-medaljes-ne-kine"

Akil Gjakova, afër medaljes në Kinë

Gazeta Express

13/12/2019 8:40

Xhudisti pejan do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku do të ketë punë me xhudistin nga Azerbajxhani, Rustam Orujov

Akil Gjakova do të mundohet t’ia sjell Kosovës medaljen e dytë nga “World Judo Masters”, që po mbahet në Kinë, pas të artës që e fitoi dje Distria Krasniqi.

Lexo Edhe:

Xhudisti pejan do ta kërkojë medaljen e bronztë në kategorinë 73 kilogramë përmes repasazhit, ku do të ketë punë me xhudistin nga Azerbajxhani, Rustam Orujov.

Akili ishte i suksesshëm në luftërat e para.

Ai e mposhti fillimisht gjermanin Anthony Zingg në rrethin e parë.

Më pas, Gjakova ishte më i mirë se rusi Musa Mogushkov.

Dhe, kualifikimin në gjysmëfinale Akili e siguroi përmes fitores ndaj kinezit Saiyinjirigala.

Fatkeqësisht, xhudisti kosovar u mposht në këtë fazë nga japonezi Soichi Hashimoto.

Sidoqoftë, edhe pse nuk arriti të kualifikohej në finale, ku do të luftonte për medalje të artë, Akili do ta ketë mundësinë e dytë, që përmes repasazhit ta fitojë medaljen e bronztë. /Gazeta Express/