AKI mbetet pa shef, Haradinaj ende nuk ia propozon Thaçit askënd


load
Gazeta Express
7 Nëntor 2019 20:43

Ish-shefi i AKI’së, Shpend Maxhuni, ditën e djeshme dha dorëheqje nga pozita e të parit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Aktualisht ky institucion nuk ka drejtor të përgjithshëm. Mirëpo kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, thotë se ende nuk ka një emër që mund t’ia propozojë presidentit të shtetit për këtë pozitë. Derisa njohës njohës të fushë së sigurisë thonë se kjo situatë është e dëmshme për sigurinë e vendit.

Sipas ligjit për Agjencinë e Inteligjencës emri i ri i drejtorit të këtij organi duhet të propozohet brenda 20 ditësh

Agjencia e Inteligjencës, ka mbetur pa dy udhëheqës shumë të rëndësishëm.

Aktualisht ky institucion nuk ka drejtor të përgjithshëm, pasi që një ditë më parë dha dorëheqje Shpend Maxhuni.

E ky institucion ka kohë që ka mbetur edhe pa Inspektor të Përgjithshëm.

Madje kjo pozitë ka mbetur e zbrazët që nga marsi i këtij viti.

E në faqen zyrtare të Agjencisë së Inteligjencës, nuk figuron as emri i zëvendës drejtorit  të AKI’së.

Por Ramush Haradinaj thotë se institucioni më i lartë i sigurisë në vend ka një të tillë.

Tani Haradinj thotë se nuk e ka një emër  që mund ta propozojë tek presidenti për pozitën e drejtorit të këtij organi të sigurisë.

E kjo situatë që është aktualisht është krijuar rreth Agjencisë së Inteligjencës, mund të sjell telashe për këtë institucion.

Njohësit e fushës së sigurisë thonë se situata të tilla janë të dëmshme.

Për këtë Nuredin Ibshi thotë se duhet të respektohet ligji mbi AKI’në .

Bazuar në ligj për Agjencinë e Inteligjencës, Presidenti i Republikës  së  bashku  me  Kryeministrin,  emërojnë  Drejtorin e AKI brenda njëzet ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

Te fundit


Kthehu lart