Klubet prishtinase përballen me Istogun e Vushtrrinë - Gazeta Express
string(52) "klubet-prishtinase-perballen-me-istogun-e-vushtrrine"

Klubet prishtinase përballen me Istogun e Vushtrrinë

Gazeta Express

25/02/2020 13:58

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Ligën e Parë në basketboll.

Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Istogut dhe AS Prishtinës. Istogasit kanë gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse prishtinasit shtatë fitore dhe dy humbje.

Lexo Edhe:

Prishtina e Re do të sfidohet nga Vushtrria. Prishtinasit kanë pesë fitore dhe katër humbje, kurse vushtrriasit katër fitore dhe gjashtë humbje.

Vëllaznimi që ka dhjetë fitore në dhjetë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë do të ndeshet me Borean, që ka një fitore dhe nëntë humbje.

Takimi i fundit do të zhvillohet ndërmjet Marigona Hill Prishtinës dhe New Basket. Marigona Hill ka katër fitore dhe gjashtë humbje, derisa New Basket dy fitore dhe tetë humbje. Drita pushon në këtë xhiro.

Liga e Parë – Java 12
E mërkurë
13:00 Istogu – AS Prishtina
16:00 Prishtina e Re – Vushtrria
20:00 Vëllaznimi – Borea
E premte
18:30 Marigona Hill – New Basket
Drita pushon