Akademia e Shkencave zgjedh 12 anëtarët e rinj, nga Ardian Civici tek Pëllumb Xhufi - Gazeta Express
string(82) "akademia-e-shkencave-zgjedh-12-anetaret-e-rinj-nga-ardian-civici-tek-pellumb-xhufi"

Akademia e Shkencave zgjedh 12 anëtarët e rinj, nga Ardian Civici tek Pëllumb Xhufi

Gazeta Express

30/06/2020 9:06

Akademia e Shkencave ka zgjedhur 12 anëtarët e rinj pas përfundimit të votimit duke u dhënë edhe titullin akademik.

Tashmë në përbërje të Akademisë janë shtuar edhe emra të njohur si Adrian Civici dhe Mimoza Hafizi që fituan titullin akademik i asociuar, Pëllumb Xhufi dhe Genc Sulçebe që do të jenë akademikë.

Lexo Edhe:

Të zgjedhurit do të jenë tashmë anëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencav ndërkohë 2 prej tyre do jenë anëtarë të jashtëm, Ardian Ndreca dhe Ardian Vehbiu.

NJOFTIMI NGA AKADEMIA E SHKENCAVE

Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj.
Përfundon procesi i zgjedhjes dhe shpallet rezultati i votimit

Në përmbushje të rendit të ditës të Mbledhjes së Asamblesë, pikat 1, 2 dhe 3, rinjoftuar më datë 15 qershor 2020, Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, kreu procedurat e parashikuara në nenet 7 dhe 11 të Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj akademik e akademik i asociuar, për avancime në titullin akademik të dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.
Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).
Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave (procesverbali bashkëngjitur), Asambleja:

Vendosi

  1. Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar:
    1. Arjan Durrësi;
    2. Ilirian Malollari.
  2. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik:
    1. Genc Sulçebe;
    2. Ilia Mikerezi;
    3. Pëllumb Xhufi.

III. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar:
1. Adrian Civici;
2. Artan Boriçi;
3. Kristina Jorgaqi;
4. Mimoza Hafizi;
5. Rajmonda Bualoti.

  1. Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
    1. Ardian Ndreca;
    2. Ardian Vehbiu.