Akademia e Shkencave ripropozon shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin “Nobel” - Gazeta Express
string(74) "akademia-e-shkencave-ripropozon-shkrimtarin-ismail-kadare-per-cmimin-nobel"

Akademia e Shkencave ripropozon shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin “Nobel”

Gazeta Express

28/01/2020 11:15

Akademia e Shkencave ka mbledhur sot tryezën “Kadare dhe letrat shqipe” ku është ka ripropozuar shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin “Nobel”. Emrin e kadaresë iak ka ripropozuar Akademisë së Shkencave të Suedisë.

Ismail-Kadare

Emri i tij është ripropozuar në 84-vjetorin e tij të lindjes.

Lexo Edhe:

Ditëlindja e Kadares është nuk është një datë e shënuar vetëm për lexuesit shqiptarë që krenohen me të, por edhe për lexuesit e gjuhëve të tjera në botë, pasi letërsia e tij është përkthyer  në më shumë se 45-së gjuhë. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.