“Ajo m’lujti” kënga më e re e Burakut dhe Famës - Gazeta Express
string(44) "ajo-mlujti-kenga-me-e-re-e-burakut-dhe-fames"

Gazeta Express

30/04/2020 20:46

“Ajo m’lujti” kënga më e re e Burakut dhe Famës

Gazeta Express

30/04/2020 20:46

Buraku dhe Grupi Fama kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.

“Ajo m’lujti” titullohet kënga e tyre e re, e cila është një baladë me tematikë dashurinë.

Muzika është punuar nga Bini Diez, gjersa për tekstin është kujdesur Ghulo.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë temës që trajton kënga.

Përkundër pandemisë, Braku dhe Fama duket se po e gjejnë vullnetin që në këtë kohë të vështirë të punojnë për këngë të reja.

Ndërkohë, aktivitetet muzikore të tyre ashtu si të çdo artisti tjetër, për momentin janë të pezulluara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement