Ajeti shënon për Baselin, Zhegrova përfshihet në aksionin e golit


Gazeta Express
15 Maj 2019 21:11

Baseli është duke e mundur 3:0 Luzernin në një ndeshje të Superligës së Zvicrës, që po zhvillohet momentalisht në Basel.

Sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Albian Ajeti e trefishoi epërsinë e Baselit në minutën e 47-të, raporton Gazeta Express.

Gjatë aksionit, anësori i Kosovës Edon Zhegrova e gjeti të lirë në krahun e majtë Camposin, i cili e harkoi topin në zonë nga i cili Ajeti shënoi me kokë.

Te fundit


Kthehu lart