AIP, Zyra e Kryeprokurorit, Policia, IPK e AGK nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e të dhënave personale - Gazeta Express
string(107) "aip-zyra-e-kryeprokurorit-policia-ipk-dhe-agk-nenshkruajne-marreveshje-per-mbrojtjen-e-te-dhenave-personale"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 12:13

AIP, Zyra e Kryeprokurorit, Policia, IPK e AGK nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e të dhënave personale

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 12:13

Agjencia për Informim dhe Privatësi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale për mbrojtjen e të dhënave personale në kontekstin e komunikimit publik.

Në njoftimin e AIP thuhet se në kuadër të marrëveshjes, institucionet do të angazhohen për parandalimin e publikimeve të paautorizuara të të dhënave personale në media dhe publik, ndërmarrjen e veprimeve për forcimin e rregullatives së akteve nënligjore të institucioneve për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale për zyrtarët e institucioneve dhe mediave.

“Marrëveshja ka për qëllim të adresojë shqetësimet për shpërndarjen apo publikimin e të dhënave personale në media dhe palë të treta, përveç në rastet kur një veprim i tillë është i bazuar në dispozitë të qartë ligjore apo autorizim të posaçëm nga organi kompetent gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Në zbatimin e detyrimeve ligjore, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes, institucionet do të themelojnë Grupin Koordinues të përbashkët, i cili do të monitorojë zbatimin e Marrëveshjes dhe do të ndërmarrë veprime për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.