"Ai akt s’duhet harruar, sakrifica e Adem Jasharit i hapi rrugë lirisë" - Gazeta Express
string(67) "ai-akt-sduhet-harruar-sakrifica-e-adem-jasharit-i-hapi-rruge-lirise"

Sport

Gazeta Express

05/03/2021 14:33

“Ai akt s’duhet harruar, sakrifica e Adem Jasharit i hapi rrugë lirisë”

Sport

Gazeta Express

05/03/2021 14:33

5 marsi i vitit 1998 do të mbahet mend gjithmonë në historinë e Shqipërisë. Ajo që familja Jashari bëri është një vepër heroike, ndërkohë që Adem Jashari mbetet një hero për shqiptarët.

Të gjithë anëtarët e familjes Jashari mbeten të vrarë duke luftuar me pushtuesin serb dhe ajo vepër heroike e tyre kujtohet edhe sot nga personalitet të ndryshme.

Lexo Edhe:

Edhe boksieri Nuri Seferi, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, nuk mund ta përkujtojë atë.

Në rrjetet sociale ai shkruan: “Të sakrifikosh për Liri 59 anëtarë të familjes është një akt që çdo herë duhet përkujtuar dhe asnjëherë mos harruar. Falë kësaj sakrifice filloi procesi i çlirimit të Kosovës dhe sot kemi dy shtete shqiptare.  Lavdi dëshmorëve të Kombit. Lavdi familjes Jashari”.