Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në lidhje me ngjarjen tragjike në Gjilan ku u vranë tre persona.
Ai ka thënë se më mirë të mbajmë shpresa në sistem e jo në individë.
Ahmeti ka thënë se rasti e shtron problemin si sistematik, duke e lidhur edhe me gjendjen financiare
Më poshtë postimi i tij në Facebook:
Analiza e përgjegjësisë individuale në sistemin tonë të
drejtësisë në lidhje me rastin e Gjilanit, është rast i hetimit që do të çojë te persona të caktuar. Mirëpo emrat individualë e parashtrojnë problemin vetëm si tç njëhershëm dhe vetëm si problem kadrovik, deri te filan polici, filan prokurori e filan gjykatësi.
Por, analiza se pse, për një person me 31 precedente kriminele, për të cilin paraja nuk është problem (fajdexhi) – egziston mundësia e lirimit me dorëzani 50,000 euro (si 100 euro për një qytetar me jetë mesatare) e shtron problemin si sistemik.
E para gjen përgjegjësinë për rastin në fjalë, e dyta parandalon raste të ngjashme.
E para është tipar i shoqërisë veçse reaktive, e dyta tipar i shoqërisë reformiste. E para është e nevojshme por e pamjaftueshme e dyta është e domosdoshme.
Si shoqëri e si klasë politike jemi larg të dytës. Prandaj edhe nuk jemi gati për reforma as në drejtësi e as në fusha tjera. Debati politik i drejtimit të gishtit te kundërshtari për përfitime ditore të cekëta është shumë larg debatit të politikave (policy) për përfitime afatgjata të qytetarëve.
Natyrisht se ngjarjet kanë përgjegjësi ligjore dhe kësaj duhet ti shkojmë deri në fund. Këtë ja kemi borxh viktimave e familjeve të viktimave.
Por duhet edhe të adresojmë problemet sistemike. Jo vetëm të heqim mollat e kalbura, por edhe të përmirësojmë ambientin në të cilin mollat po na kalben. Prandaj edhe kjo klasë politike duhet ta dijnë se sot mund të jenë në qeveri, nesër në opozitë e pasnesër të mos jenë fare në politikë. Por edhe dje edhe sot edhe nesër të gjithë jemi qytetarë të këtij vendi.
Më mirë të mbajmë shpresa në sistem e jo në individë.