Ahmeti qeshet me talljet që po i bëhen rreth pagesës për hyrje në Prishtinë - Gazeta Express
string(75) "ahmeti-qeshet-me-talljet-qe-po-i-behen-rreth-pageses-per-hyrje-ne-prishtine"

Gazeta Express

20/10/2020 22:10

Ahmeti qeshet me talljet që po i bëhen rreth pagesës për hyrje në Prishtinë

Gazeta Express

20/10/2020 22:10

Çështja e hyrjes së veturave me pagesë në Prishtinë ka nxitur reagime të shumta e nuk kanë munguar as talljet. Në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi të shumta ku po tallen më të parin e kryeqytetit.

Një të tillë e ka shpërndarë duke qeshur në profilin e tij në Facebook vetë Ahmeti, të cilën shihet se e ka marrë me sportivitet.

Lexo Edhe:

Komuna e Prishtinës po planifikon që në nëntor të merret një vendim i tillë, derisa pritet të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm. Ndërkohë, sipas deklaratave të zyrtarëve të komunës, hyrja në kryeqytet pritet të kushtojë 10 euro./Gazeta Express/