Ahmeti për “Prishtina Parking”: Mospagesa rezulton në bllokim të veturës dhe dënim 25 euro - Gazeta Express
string(88) "ahmeti-per-prishtina-parking-mos-pagesa-rezulton-ne-bllokim-te-vetures-dhe-denim-25-euro"

Gazeta Express

25/11/2020 22:40

Ahmeti për “Prishtina Parking”: Mospagesa rezulton në bllokim të veturës dhe dënim 25 euro

Gazeta Express

25/11/2020 22:40

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë detaje të reja rreth “Prishtina Paking”, për të cilën tha se këtë javë përfundojnë trajnimet e 20 kontrollorëve të parë.

Ahmeti ka njoftuar edhe për dy rrugë që do të zgjerohen, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Javën tjetër fillojmë me dy rrugë për tu zgjeruar pastaj në krejt qytetin. Rrugët e para janë Fehmi Agani (kafet e vogla) dhe rreth Rexhep Lucit”, ka thënë ai.

I pari i Prishtinës ka thënë se çdo parking publik do të jetë me pagesë.

“Mundësia është të paguhet me aplikacion, sms (edhe Vala edhe Ipko), biletë, dhe pajisje. Ata që nuk janë rezidentë e kanë 2h maksimumin dhe paguhet për minutë. Pra 7 minuta me nejt paguhen 7 minuta. Rezidentët kanë përparësi dhe mund të qëndrojnë 24h dhe mund të kenë pagesë mujore. Vetura e parë për familje është lirë e pastaj për çdo veturë tjetër shtrenjtohet”, thotë ai.

Tutje, ai ka sqaruar se mospagesa rezulton në bllokim të veturës dhe dënim 25 euro.

“Marrja me merimangë është kosto shtesë. Do të lirohen shumë vend parkingje. Përmes aplikacionit mund ta dini në çdo kohë ku ka parkingje të lira”, bën të ditur Ahmeti përmes një postimi në Facebook.