Ahmeti për fotografinë e Brovinës: Kush e organizoi krejt këtë turp


Gazeta Express
16 Maj 2019 21:57

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se dëmi i shkaktuar ndaj viktimave dhe Kosovës me një fotografi të rrejshme është tepër i madh.

Ai ka thënë se tani armiqtë e Kosovës do ta vazhdojnë propagandën e tyre që nuk ka pas krime në Kosovë por vetëm fotografi të rrejshme sikur kjo.

Reagimi plotë i Ahmetit në Facebook:

Dëmin që ja keni bo viktimave dhe Kosovës në përgjithësi me foto të rrejshme është tepër i madh.

Me pas pagu armiqët tonë më mirë nuk e kishin pas. Tani vazhdojnë propaganden e tyre që nuk ka pas krime në Kosovë por veç foto të rrejshme si kjo sot.

Kush e organizoi krejt këtë turp? Kush del para viktimave e familjeve të viktimave me ju thënë që kanë rrejt me foto kur ska pas nevojë se dëshmi ka gjithandej? Kjo nuk falet!

P.S. plus del një parti opozitare dhe thotë ka reagu familja e viktimës në foto

Te fundit


Kthehu lart